“Ditë historike” – Ambasadori Zemaj publikon pamje nga nisja e Rutte për në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ditë historike” – Ambasadori Zemaj publikon pamje nga nisja e Rutte për në Kosovë

    Insajderi
    11 March 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar fotografi nga nisja e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

    Vizitën e Rutte në Prishtinë Zemaj e ka quajtur ditë historike.

    “Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, ka shkruar Zemaj krahas publikimit të fotografive.

    Postimi i plotë:

    Ditë historike KOSOVË – NATO

    11.03.2025, ora 6:45

    Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

    Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.

    Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark