Boksieri shqiptar, Florian Marku ditë më parë ishte arrestuar në Gjermani për një vepër penale që e kishte kryer në Greqi para disa vjetëve.
Marku tashmë është liruar, por e ka të pamundur të largohet përkohësisht nga shteti gjerman.
Në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim, por që s’ka lidhje për arrestimin e tij.
Ai ka kërkuar nga ndjekësit që të japin ndihma për njerëzit nga Palestina dhe Gaza.
”Ditën e parë të vitit niseni me bamirësi në emër të zotit”, shkruhet në postimin e bërë nga Marku
Boksieri shqiptar ishte arrestuar në mënyrë të papritur pak ditë më parë, por tani Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani,
Marku ishte dënuar me 7 vite burg për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Boksieri kreu vetëm 1 vit e gjysmë burg, por çështja u apelua dhe tani pala greke pretendon se boksieri shqiptar duhet të kryejë edhe 6 muaj burg.
Sipas ligjeve në Greqi duhet të kryhet të paktën 1/3 e dënimit.
Në pritje të një vendimi, atij i ndalohet të largohet nga Gjermania.