Ditë zie, anulohet mbledhja e kryesisë së Kuvendit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë zie, anulohet mbledhja e kryesisë së Kuvendit

    Insajderi
    25 September 2023 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është anuluar pasi vendi të hënën ka shpallur ditë zie në nderim të veprës së policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

    Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë Kuvendi i Kosovës. Sipas njoftimit, kërkesa për anulim të mbledhjes është parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.

    Kosova sot ka shpallur ditë zie në nderim të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut, pas sulmit në drejtim të të ndjerit dhe kolegëve të tij nga një grup terrorist serb, i përbërë prej rreth 30 personave. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark