×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ditën kur lirohem dua të më vije në vizitë Sami Lushtaku”, cila ishte dëshira e Faton Hajrizit pak muaj para se të vritej

    Insajderi
    20 July 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve.

    Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e si kishte arritur të arratiste nga burgu tetë herë radhazi.

    Madje ai kishte bërë edhe thirrje publike që të lirohet me kusht.

    Gjatë intervistës moderator i emisionit, Arsim Lani e kishte pyetur Hajrizin “Kush është personi i parë që kishe pasë dëshirë më të ardhë ditën e lirimit?”

    Ai pa menduar dy herë kishte thënë emrin e ish luftëtarit të UÇK-së, Sami Lushtakut.

    “Kuptohet gjenerali Sami Lushtaku. Kam respekt për të. Edhe tani kam kontakt me të, familjarisht. E vlersojmë edhe si kryetarë që ka qenë, edhe si lider”, ishte përgjigjur ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark