Ditëve të nxehta në Kosovë, po i vije fundi. Kështu të paktën po paralajmëron meteorologu, Mendim Rugova, shkruan Insajderi.
Ai paralajmëroi mundësi për reshje shiu.
Sipas tij në pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të shënojnë një rënie të ndjeshme.
“Ditën e premte po parashikohet me ra deri në 22 gradë celsius”, tha ai në T7.
Të mërkurën, Rugova tha se “ka gjasa me pasë më shumë rrebeshe e bubullima, me shi më të dendur dhe me breshër ndoshta aty-këtu”