Ditman: Serbia ka përparuar në rrugën drejt BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditman: Serbia ka përparuar në rrugën drejt BE-së

    Insajderi
    17 October 2016 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Beograd, Aksel Ditman, ka thënë se Serbia është në rrugën e duhur kur është fjala për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ai ka vënë në dukje se qeveria serbe ka bërë shumë edhe në zbatimin e reformave ekonomike.

    Në prezantimin e tij në Samitin Ekonomik të 16-të, ai tha se Gjermania vlerëson angazhimin strategjik shumë të qartë të Qeverisë së Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.

    Ditman shprehu besimin se procesi i zgjerimit nuk ka ndryshuar, por ka sfida të caktuara brenda bllokut me të cilën vetëm BE mund të përballet, përkatësisht referendumin në Mbretërinë e Bashkuar, krizën e emigrantëve, duke shprehur bindjen se me këto çështje do të merret  Brukseli, shkruan Tanjug.

    “Ne do të mbetemi të përkushtuar në procesin e zgjerimit absolutisht kur bëhet fjalë për Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se takimi në Paris, në kuadër të Procesit të Berlinit ishte një provë e kësaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark