Diversiteti vlerë:
Sa të ndryshëm, aq të njejtë…
Shkruan: Hyzer Rizani
Si krijesa pa dallim gjendjes sociale apo shëndetësore mbështetja e kategorive të ndryshme të aftësisë së kufizuar është vlerë që na bashkon e asnjëherë të na distancon dhe largon si shoqëri bashkëkohore.
Përmbushja e standardeve ndërkombëtare, harmonizimi i ligjeve ndërkombëtare me ato vendore për mbështetjen e personave të aftësisë së kufizuar përfshirë edhe personat shtatë shkurtë si shoqëri dhe institucione na bën krenar për respektimin dhe mosdiskriminimin por angazhimin e përgjithshëm dhe integrimin në shoqëri.
Për sigurimin e një mirëkuptimi dhe respektimin e personave me aftësi të kufizuar rol të rëndësishëm kanë edhe qëndrimet e subjekteve politike për ti integruar në konturat e tyre që të jenë kontribues në shoqëri. E ky fund vit dhe viti që po vjen me dinamikën e zhvilluar le të jetë mundësi e ndryshimit për të mirën e përgjithshme.
Autori është kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka numrin 60 në këtë listë.