Djali i Bin Laden thirrje për “intifadë” kundër regjimit saudit dhe Amerikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Djali i Bin Laden thirrje për “intifadë” kundër regjimit saudit dhe Amerikës

    Insajderi
    17 August 2016 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mesazh i ri zanor i Hamza bin Laden, i biri i Osama, është publikuar këtë të mërkurë nga rrjeti transmetues i Al Kaedës, As Sahab Media.

    Në mesazhin e tij, i biri i sheikut të terrorit shfryn ndaj regjimit saudit, duke bërë thirrje për një “intifadë” për të çliruar vendin nga familja Al Saud dhe nga Shtetet e Bashkuara.

    Hamza, që është rreth 25 vjeç, ishte me të atin në Afganistan momentin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ka jetuar me të më pas në Pakistan.

    Vitin e kaluar, lideri aktual i Al Kaedës, Ayman al Zaëahiri ia prezantoi të riun gjithë botës përmes një mesazhi zanor, shkruan tch.

    Ky i sotmi është mesazhi i katërt i djalit të ish-presonit më të kërkuar në botë. Në atë parardhës, në korrik, ai kërcënonte me hakmarrje kundër Amerikës për vdekjen e të atit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark