Djali i Afrim Bunjakut: Babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Afrim Bunjakut: Babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës

    Insajderi
    24 September 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjakut, fjalë prekëse mbajti djali i tij, Fatlum Bunjaku.

    Ai kujtoi me mall dhe krenari babain e tij, duke theksuar se Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm babai i tij, por i gjithë Kosovës.

    “Sot jemi mbledhur këtu për të kujtuar babin tim, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun. Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem, ndjej boshllëkun, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij. Edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë i kujtoj kolegët e tij, më kujtohet se babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës”, tha Fatlum Bunjaku


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark