Dy persona janë plagosur si pasojë e një konflikti prone në Klinë. Gazeta Insajderi raportoi se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi Gashi. Sipas këtyre burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957)
Burimet e Gazetës Insajderi tregojnë se Gashi është plagosur në bel kurse Dakaj në këmbë. Të përfshirë në këtë konflikt kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, njëri nga ta ka thyer edhe dhëmbët, kurse të tjerët lëndime trupore më të lehta.
Dy të plagosurit po marrin tretman mjekësor në spitali Pejës, dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.