Djali i dëshmorit Ruzhdi Berisha flet për Insajderin | Të zhgënjyer me Presidenten: Nëse ajo nuk e përmirëson gabimin, do ta bëjë një tjetër president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i dëshmorit Ruzhdi Berisha flet për Insajderin | Të zhgënjyer me Presidenten: Nëse ajo nuk e përmirëson gabimin, do ta bëjë një tjetër president

    Insajderi
    19 February 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka ndarë një sërë dekoratash presidenciale. Në mesin e tyre ishte edhe ajo për Ruzhdi Berishën, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe dëshmor i kombit-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gazeta Insajderi

    Atij iu dha dekorata: medalje presidenciale e meritave. Por, kjo e ka bërë që të reagoi i biri i tij, Kushtrim Berisha.

    Reagimin e tij e ka publikuar dje Gazeta Insajderi, dhe sot ka biseduar me të njëjtin i cili në bisedë me Insajderin ka ndarë edhe qëndrimet e tij dhe të familjes.

    Ai fillimisht thotë që kur janë ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenca, kanë marrë vetëm një njoftim, por nuk u është treguar se cila është dekorata që i është ndarë dëshmorit, dhe ish-deputetit e profesorit të gjuhës shqime, Ruzhdi Berisha.

    “Derisa isha në sallë dhe po i dëgjoja emrat për medalje presidenciale të meritave, të gjithë ata persona që i respektoj, dhe po mendoja se a është dashur qe e gjitha familja jone te flijohet dhe prindi im te dekorohet me dekoratën Hero i Kosovës?? Edhe çka tjetër do te duhej te flijonte Ruzhdi Berisha??”, thotë për Insajderin, Kushtrim Berisha, një inxhinier i ndërtimtarisë dhe arkitekturës.

    Ai i ka thënë gazetës se si familje nuk kanë dashur të merren me këtë punë, pasi që besojnë që kjo i takon shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij, dëshmori Ruzhdi Berisha i përket shtetit dhe jo më vetëm familjes, por me atë se çka ndodhi ditën e djeshme është më e pakta të thuhet se janë të zhgënjyer.

    Ai sqaron që informacionet i kanë që për dëshmorin Ruzhdi Berisha kërkesa është bërë që të jetë hero i kombit, dhe jo medaljen që iu dha: medalje presidenciale e meritave.

    Në bisedë me gazetën Insajderi, Kushtrim Berisha thotë se tash do ta kontaktoi edhe Zyrën e Presidentes Osmani, dhe do të kërkoi sqarime se kush e ka marrë këtë vendim, që për ta është i papranueshëm, por pret edhe reagim nga Kryetari i Dragashit, që njëherit është edhe Kryetar i Degës së LDK-së në këtë komune, e po ashtu pret edhe reagim nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e po ashtu edhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj që ka vizituar familjen e dëshmorit, dhe e njeh kontributin e Ruzhdi Berishës.

    Ai i pret këto reagime duke e ditur që dëshmori Ruzhdi Berisha ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe se kontributi i tij si në Lëvizjen për Çlirim si ish-deputet para luftës, kontributi në UÇK dhe kontributi i tij në arsim deri në rënien dëshmor, duhet të ishte i mirënjohur edhe për grupin ose komisionin që analizoi dosjet e mori vendimet për dekoratat presidenciale.

    Në këtë bisedë për Insajderin, i biri i dëshmorit Ruzhdi Berisha, Kushtrimi, thotë që pret që institucioni më i lartë në vend, Zyra Presidenciale, do ta përmirësoi gabimin që ka bërë.

    “Ne, si familja, mendojmë se edhe nëse kjo legjislaturë presidenciale nuk e ka dekoruar me titullin e mëritur, do të vij një kohe, një president ose presidente, që do ta bëjë një gjë të tillë”, thotë Berisha, duke u shprehur i sigurt që “Ruzhdi Berisha ka qenë i popullit dhe aty do të stoliset emri i tij- në historinë më të re të Kosovës”./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark