Djali i Enver Zymberit: Më mungon shumë, shpresoj që një ditë ta vesh uniformën e Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Djali i Enver Zymberit: Më mungon shumë, shpresoj që një ditë ta vesh uniformën e Policisë

    Insajderi
    26 July 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 12-vjetorin e vrasjes së pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, varrin e vizitoi djali i tij, Sokoli.

    Aty, ai rrëfeu për dhimbjen dhe mungesën që e ka për babin e tij, teksa shpreson që një ditë do ta vesh uniformën e Policisë së Kosovës.

    Në një rrëfim për Ekonomia Online, Sokoli tha se vendin e prindit të tij s’mund ta zëvendësoj askush por që po ia del falë të familjarëve të tij.

    “Po normal është e vështirë por falë Zotit nuk jam vet, e kam nënën, i kam motrat e axhallarët dhe normal që vendin e tij nuk mund ta zëvendësojë askush, por jemi bërë të fortë”, u shpreh ai.

    “Padyshim që jam duke punuar në atë drejtim dhe shpresoj që një ditë do ta vesh uniformën e Policisë së Kosovës”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark