Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronën në mes të Prishtinës? Fqinjët ballafaqohen me pronarin e ‘pretenduar’ - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronën në mes të Prishtinës? Fqinjët ballafaqohen me pronarin e ‘pretenduar’

    Insajderi
    08 April 2025 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesrin Rexha-Kusev është gastronome në një nga bizneset që operon në zonën e njohur si “Kafet e Rakisë” në kryeqytet. Ajo thotë se për 60 vitet që ka ushtruar këtë veprimtari, asnjëherë nuk ka pasur një eksperiencë të tillë.

    Sipas saj, djali i hallës së kryetarit të Prishtinës, Perparim Ramës, Driton Rrahmani, tash e sa muaj është duke ushtruar kundërligjshëm veprimtarinë e tij.

    Rexha-Kusev në një intervistë dhënë gazetares së Insajderit, Dijellza Preniqi, ka deklaruar se Rrahmani, i cili është edhe kunati i kandidates së LDK-së për asambleiste në Prishtinë, Vjosa Rrahmani, pronën e tij “me letra ia ka lënë një kamarierit, për të mos u kuptuar që ajo pronë është e tij”.

    Tutje, gastronomja ka pretenduar se nga ky lokal, gypat e ujërave të zeza janë lidhur ilegalisht me tubat e ujërave atmosferike, janë prerë drunjtë e pishave dhe është uzurpuar hapësira publike me vendosjen e karrikave dhe tavolinave të shumta.

    Sot gjatë ditës, ekipi i Gazetës Insajderi ka qëndruar në vendin ku pretendohet se kanë ndodhur të gjitha këto parregullsi. Po ashtu, edhe pronarët e biznesit që kanë paraqitur ankesën e tyre tek Insajderi janë përballur me pronarin tjetër të pretenduar.

    Insajderi, në lidhje me këto pretendime, ka kontaktuar edhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin. Deri në momentin e publikimit të këtij materiali, ai nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërkaq, burri që ka pretenduar se është pronari faktik i biznesit, përkundër premtimeve që do ta dërgojë në redaksi dokumentin që dëshmon lejen për ushtrimin e veprimtarisë biznesore, nuk e ka dërguar atë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark