Gani Ahmeti, djali i Haxhi Ahmetit, që është vrarë me eksploziv, ka thënë se për të është e rëndë që i dyshuari për këtë rast Dedë Gjikolaj është lënë i lirë për momentin dhe çështja e tij është kthyer në rigjykim.
“Të them të drejtën e kam pritur që do të ketë rigjykim, që do të ketë ankesë kundër gjyqtarit. Kurrë nuk e kemi pritur që një vrasës me pagesë me të gjitha provat do të lirohet prej akuze”.
“E mora shkresen e prokurores dhe aty thuhet se është bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, shkeljet e rënda janë se ka dëshmitarë dhe SMS, të gjitha dëshmitë i kanë pasë”, ka thënë Ahmeti në Kosova Today.