Djali i ish-kryeministrit të PD me makinë 200 mijë euro, në krye të protestës për çmimin e naftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i ish-kryeministrit të PD me makinë 200 mijë euro, në krye të protestës për çmimin e naftës

    Insajderi
    11 March 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh në Tiranë me të drejtë janë duke u mbajtur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës.

    Në shesh kanë dalë qindra qytetarë.

    Por duket se kjo protest po përdoret ca për politikë e ca për promovim të figurave anonime.

    P.sh, në krye të protestës është një personazh qesharak dhe anonim, që njihet thjesht si djali i Aleksandër Meksit.

    Ai quhet Redon Meksi dhe bashkë me të vëllanë, Endri Meksin, që kanë përfituar nga vjedhjet e të atit kur ishte kryeministër, kanë në garazh makina që shkojnë nga 200 mijë euro.

    Pra këta që kanë makina 200 mijë euro, janë në krye të protestës për rritjen e çmimit të naftës.

    Ironia është se ata marrin miliona euro në vit, nga kontratat me Qeverinë, falë bizneseve të tyre dhe lidhjet me vëllain e Edi Ramës, Olsi Ramën.

    Pjesmarrja e tyre në protestë ka veç një qëllim, si të promovohen, që nesër të mos njihen thjesht si djemtë e hajdutit Aleksandër Meksit, apo djemtë e Dhuratës, të cilën e njeh gjithë Tirana si qeflleshë e djemve të rinj dhe të bëshëm.

    Ndaj, kur t’i shihni në protestë, thjesht injorojini dhe fishkëllejini e pështyjini kur të dalin aty e të dalin të flasin si hallexhinj.

    Ata kanë të tjera halle me ato të qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark