Djali i Jakup Krasniqit: Babai tim sot i bëhen 15 vjet burgim, sepse zgjodhi lirinë e popullit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Jakup Krasniqit: Babai tim sot i bëhen 15 vjet burgim, sepse zgjodhi lirinë e popullit

    Insajderi
    15 July 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka treguar se babait të tij sot i bëhen 15 vite burgim në rrugëtimin e tij për lirinë e Kosovës.

    Krasniqi, i cili është deputet i PDK-së, ka bërë me dije se kjo i ka ndodhur babait të tij vetëm pse zgjodhi lirinë e popullit e jo lirinë e tij.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se babai i tij edhe sot në moshën 74-vjeçare po e duron padrejtësinë nga Gjykata Speciale.

    “Sot, babait tim i bëhen 15 vjet në burgje. Sepse zgjodhi lirinë e një populli, e jo lirinë e tij; zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij; zgjodhi Kosovën shtet, e jo më kurrë nën Serbi. Në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditë e më shumë po plaket në qeli, larg vendit të tij. Prandaj, sot, ende në moshën 74 vjeçare, po duron padrejtësi. Babë, edhe pse s’munde ta shijosh as rininë, as pleqërinë, e shijove Kosovën e lirë, të cilës aq shumë i dhe”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark