Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i është bashkuar listës për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.
“Ky zë është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Në videon që u bë e ditur se Altini do të jetë pjesë e PDK-së, i njëjti u shpreh se është krenar që është djalë Jakup Krasniqit.
“I frymëzuar nga trashëgimia e babait kam vendosur, se edhe unë mund të bëjë hapin tim, që t’i bashkohem PDK-së”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.org/