Djali i kërcënon prindërit dhe u kërkon 2 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i kërcënon prindërit dhe u kërkon 2 mijë euro

    Insajderi
    20 March 2016 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve e tij, duke iu kërkuar një shumë parash prej 2 mijë euro.

    I dyshuari fillimisht u kishte kërkuar prindërve para, dhe pasi prindërit e tij nuk kishin pasur para për t`i dhënë, i dyshuari kishte filluar të demoloj orenditë e shtëpisë dhe me një thikë kuzhine kishte tentuar t`i sulmoj prindërit e tij duke i kanosur se do t`i vras.

    Policia rajonale e Gjilanit kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si “dhunë familjare”, dhe i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark