Djali i mësuesit Halit Geci përmes vargjeve kujton vrasjen e babit të tij, në varrimin e të cilit UÇK-ja doli për herë të parë në skenë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i mësuesit Halit Geci përmes vargjeve kujton vrasjen e babit të tij, në varrimin e të cilit UÇK-ja doli për herë të parë në skenë

    Insajderi
    25 November 2022 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lulzim Geci, është pjesëtarë i Policisë së Republikës së Kosovës.

    Nga vendi i tij i punës ai ka publikuar një video, ku e ka kujtuar rënien heroike të babit të tij, Haliti, mësuesit të njohur që 25 vjet më parë ishte vrarë nga forcat serbe.

    Varrimi i mësuesit Halit ishte bërë më 28 nëntor të vitit 1997, atë ditë kur për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë në skenë.

    Në varrimin ku kishin marrë pjesë mijëra njerëz, para tyre me maskë ishte paraqitur Rexhep Selimi, derisa shoqërohej me armë të gjata nga Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.

    Për gjithë këtë ngjarje përmes disa vargjeve ka treguar pas 25 vjetësh Lulzim Geci, djali i mësuesit Halit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark