"Djali i mrekullueshëm, dikush që beson në shtetin e vet" - kështu e paralajmëron djali i Trumpit intervistën me Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Djali i mrekullueshëm, dikush që beson në shtetin e vet” – kështu e paralajmëron djali i Trumpit intervistën me Vuçiqin

    Insajderi
    14 March 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka publikuar mëngjesin e sotëm një intervistë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka realizuar gjatë një vizite të fundit në Beograd.

    Gjatë intervistës, Vuçiq ka diskutuar për pozicionin e Serbisë në Evropë, bombardimet e NATO-s në vitin 1999, protestat që po zhvillohen në vend dhe çështjen e Kosovës.

    Në fillim të intervistës, Trump Jr. ka thurur lëvdata për presidentin serb, duke e quajtur “djalë të mrekullueshëm”, si “njeri që i beson shtetit të tij”.

    Në episodin e parë të podcast-it të tij “Triggered”, i publikuar në rrjetin Rumble, Donald Trump Jr. e ka cilësuar vizitën në Serbi si një përvojë “që të hapë sytë”.

    Ai e përshkroi Serbinë si një vend që ka përqafuar tregun e lirë, duke mbështetur zgjedhjen e Donald Trump në SHBA dhe vlerat e lëvizjes “Make America Great Again”.

    Gjithashtu, ai e lavdëroi Serbinë për përqafimin e sensin të përbashkët të ligjit, rendit dhe një identiteti kombëtar të bashkuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark