Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, së fundmi ka publikuar një video në kanalin e tij në YouTube me Youtuberin e njohur “Mr. Beast” dhe një pjesë e bisedës së tyre, ku thuhet “InshAllah” u bë shpejt virale.
Në një moment, Ronaldo ftoi djalin e tij Cristiano Ronaldo Jr. që të dilte para kamerës dhe “Mr. Beast” e e pyeti nëse do të dëshironte të luante me të atin, ashtu si Bronny James, dhe Junior u përgjigj: “InshAllah”.
Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga fansat të cilët pyesin nëse djali i Ronaldos është mysliman apo ai thjesht ka përqafuar kulturën saudite për shkak të faktit se ai jeton në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, dhe përdor disa nga shprehjet atje.
Cristiano Ronaldo’s Son says “Inshallah” when Mr Beast asks is he wants to play with his father ⚽️ pic.twitter.com/TBey9SF8hZ
— Halal Nation ☪︎ (@HalalNation_) December 9, 2024
Për këtë, vetë Ronaldo tha se shpreson që një ditë të ndodh.
Djali i Ronaldos që u përgjigj me “InshAllah” është 14 vjeç dhe luan për skuadrat e të rinjve Al-Nassr, në të cilin luan legjendar portugez, i cili është 25 vjet më i madh.
Konfirmimi u bë në korrik të 2023’es. Thuhej se Ronaldo Junior është lojtari i ri i ekipit U-13 të Al Nassr. Djali i sulmuesit të njohur portugez dhe lojtarit të ekipit të parë të, Al Nassr, ka nënshkruar për skuadrën e re të atij klubi saudit dhe lajmin e kishte bërë të ditur në rrjetet e tij sociale Fabrizio Romano, eksperti kryesor në botë i transferimeve.
Nga e premtja, Cristiano jr do të ketë të drejtë të luajë për ekipet U-13 dhe U-15 të klubit nga Riadi. I riu portugez do ta ketë ndeshjen e tij të parë në fanellën e klubit të ri të premten, kur djemtë e Al Nassr do të luajnë kundër bashkëmoshatarëve të tyre të Al Kadisiyah në hapjen e kampionatit U-13 të Arabisë Saudite, përcjell GazetaBlic Sport.