Djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli, kalon në PDK- do të jetë kandidat për deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli, kalon në PDK- do të jetë kandidat për deputet

    Insajderi
    05 December 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi sot ka njoftuar se partisë i është bashkuar edhe diplomati Arbër Behluli, i cili është djali i këngëtares Shkurte Fejza.

    Krasniqi duke i uruar mirëseardhje Behlulit, ka thënë se ai do të jetë kandidat i PDK-së për deputet.

    “Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit. Ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë rol”, është shprehur Krasniqi.

    . “Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë në anën tjetër Behluli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark