Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para këtij Viti të Ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës që po bëhet në Siri e për t’iu bashkuar organizatës terroriste, ISIS, shkruan sot “Koha ditore”, raporton “Insajderi”.
Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Me të arritur në Turqi janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit në mes datave 28-29 dhjetor.
Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë kthyer mbrapshtë në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim derisa e fejuara e tij po mbrohet në liri.
Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi.