Apartamenti që shihni në ekran i përket familjes Osmënaj. Këtu jetonin nënë e bir, Hava Osmënaj dhe Klodian Osmënaj.
Djali i shtëpisë, Klodjan Osmënaj prej vitesh vuante nga depresioni, sipas dëshmive të banorëve ka qenë 36-vjeçari ai që i kanë zjarrin e shtëpisë. Për t’i shpëtuar flakëve 62-vjeçarja është hedhur nga ballkoni i kati të tretë. Ndërsa djali i saj, pasi ka qëndruar disa minuta mes flakëve në ballkon dhe ka parë trupin e pajetë të nënës në tokë është hedhur pas saj.
Për t’i shpëtuar flakëve Hava Osmënaj si fillim ka kërkuar të dalë nga dera, por ka qenë djali i saj që e ka ndaluar. Më pas ajo së bashku me të birin kanë dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë, por flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, për t’i shpëtuar djegies janë detyruar të hidhen nga ballkoni i katit të tretë, për pasojë 62 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 36 vjeçari, djali i Havasë ndodhet t shtruar pranë spitalit të Traumës.
” Si ndodhi ngjarja? Ata janë zënë gjatë gjithë natës. Djali i kërkonte drogë dhe ajo nuk kishte kujt t’ja gjente. Më pas ai i ka vënë flakën shtëpisë. Havaja si fillim ka dal tek dera por se la i biri, të dilte dhe u futën brenda e u hodhën nga ballkoni. Erdhi zjarrfikësja, por me vonesë. ”
Por zjarrfikësit thonë të kundërtën.
“Sapo kemi marrë lajmërimin erdhëm në kohë rekord. Në kemi dalë në konkluzionin që kjo ishte zjarrvënie e qëllimshme nga djali”, tha zjarrfikësi.
Sipas banorëve të pallatit, Klodiani shumë herë shfaqte sjellje agresive.
“Unë jam administratorja e pallatit ai dilte shumë herë lakuriq dhe godiste nënën e vet. E kam lajmëruar policinë shumë herë por thonin nuk kemi se çfarë t’i bësh. I thoja ky do të na vej flakën por ndërhyni. Ja shiko sot se çfarë ndodhi”, tha banorja.
Një tjetër banorë thotë se 62 vjeçarja mund të kishte shpëtuar nëse banorët e zonën do të tregoheshin të gatshme për të dhënë ndihmë, e jo për të filmuar tragjedinë.
“Më ka bërë shumë përshtypje si rrinin me telefona dhe nuk vendosën një dyshek që të binte trupi i zonjës”, tha një tjetër banore.
Top Channel