×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali kërkonte t’ia paguanin paratë që mori me fajde, prindërit detyrohen të dalin prej shtëpisë

    Insajderi
    11 October 2024 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë e një grua kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar të birin 34-vjeçar për dhunën dhe presionin që ka ushtruar ndaj tyre.

    Bazuar në dëshminë e prindërve, ata janë detyruar të largohen nga shtëpia si pasojë e problemeve nga djali, i cili iu kërkonte të holla.

    Sipas informacioneve të para, 34-vjeçari kishte marrë para me fajde dhe nga prindërit e tij kërkonte qindra euro që t’i kthente të hollat që i kishte marrë me interes, raporton Sinjali.

    Kërkesat, kushtëzimet e kërcënimet e tij iu kanë shkaktuar shqetësim e frikë dy viktimave, të cilët kanë dalë të banojnë diku tjetër dhe kanë vendosur ta denoncojnë në Polici, thonë tutje të njëjtat burime.

    Si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark