I biri i Osama Bin Laden-it ka kërcënuar me hakmarrje ndaj ShBA-së për vrasjen e babait të tij. Ai këtë kërcënim e ka bërë përmes një mesazhi audio të postuar online nga Al-Qaeda.
Hamza Bin Laden ka premtuar se do të vazhdojë luftën e grupit militant kundër ShBA-së dhe aleatëve të saj në fjalimin e tij 21-minutash me titull “Ne jemi të gjithë Osama”, sipas Site Intelligence Group.
“Ne do të vazhdojmë të ju godasim ju, duke vënë në shënjestër vendin tuaj dhe më tej, kjo si përgjigje për shtypjen ndaj popullit të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe pjesës tjetër të tokave myslimane që nuk i kanë mbijetuar represionit tuaj”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.