Djali i Peles, i njohur si Edinho ishte dënuar me 33 vjet burg, por dënimi i tij u zvogëlua në 12 vjet e 10 muaj.
Një gjykatë braziliane ka urdhëruar arrestimin e Exportero Edson Cholbi do Nascimento, i njohur si Edinho që është djali i madh i legjendës së futbollit Pele.
Ai ishte dënuar për pastrimin e parave dhe lidhjet me trafikimin e drogës.
Edinho, i cili ishte portieri i klubit Santos dhe trajneri Mogi Mirim, ka pritur lirimin për dy vjet nga Gjykata e Drejtësisë të Sao Paulos, pasi ishte ankuar.
Gjykata ndryshoi vendimin, pasi reduktoi dënimin nga 33 vjet burg të vendosur fillimisht, në 12 vjet e 10 muaj, duke urdhëruar arrestimin e tij të menjëhershëm për mbajtjen e dënimit.
xportero Santos u arrestua në korrik 2013 për të filluar të kryej dënimin, por kreu vetëm gjashtë muaj, pasi një gjyqtar pranoi kërkesën e avokatëve të mbrohet në liri pasi ishte ankuar kundër dënimit.
Çështja për të cilën akuzohet Edinho, një nga shtatë fëmijët e Peles, daton që nga viti 2005, kur ai u arrestua së bashku me 17 të tjerë në një proces në të cilin ai është akuzuar për pastrim parash dhe trafikim të drogës.
Në atë kohë, Edinho mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se kishte probleme me drogën, si një konsumator, dhe se i kishte borxh të holla një miku
Miku i tij është identifikuar si udhëheqës i një bande të drogës që vepron në Santos.
Gjyqtari mbylli procesin me akuzat e trafikimit të drogës dhe mbështetjen e trafikut të drogës, por përfundoi i dënuar për shpërlarje parash, përcjell telegrafi.
Edinho ka qenë portier i Santosit për vite, ndërsa ishte pensionuar në vitin 1999.
Pele ende nuk e ka komentuar dënimin e djalit të tij.