Në fshatin Vogovë të Gjakovës, djali e ka rrahur babin e tij.
Si pasojë e një mosmarrëveshje ishte prona e cila u bë shkak i një konflikti brenda një familjeje, ku më tej, djali e ka rrahur babain e tij 71 vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhëndësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin, prokuroria ka nisur hetimet e cila po cilësohet “Dhunë në familje”.