Djaloshi shtatë vjeçar që kishte arritur të mbijetonte për gjashtë net në një pyll në veri të Japonisë ka falur babin e tij i cili e kishte shtyrë drejt kësaj përvoje.
Yamata Taooka u gjet i gjallë dhe shëndosh në një kamp ushtarak të premten në mëngjes, gati një javë pasi që prindërit e tij e kishin detyruar atë që të dalë nga vetura si dënim që kishte gjuajtur me gurë në drejtim të një familje gjatë një udhëtimi në malin Hokkaido.
Ai kishte mbijetuar duke pirë ujë dhe duke fjetur. Ai pritet që të lirohet të martën nga spitali.
Babai i tij e ka pranuar se ka futur djalin në probleme, shkruan The Guardian.
“Unë i thash atij: ‘Babai ty të ka shtyrë drejt shumë problemeve, më vjen keq” ka thënë babai 44 vjecar.
“Dhe pastaj, ai më tha: ‘Ti je një baba i mirë. Unë të fali,” ka shtuar ai./Insajderi.com