Djaloshi që dëshiron të duket si një “alien i zi”, hoqi hundën dhe buzën e sipërme – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Djaloshi që dëshiron të duket si një “alien i zi”, hoqi hundën dhe buzën e sipërme

    Insajderi
    02 December 2021 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anthony Loffredo dëshiron të duket si një “alien i zi”, kështu që hoqi hundën dhe buzën e sipërme. Ai tronditi shumë me pamjen, por është i vendosur të vazhdojë të modifikojë trupin e tij.

    Përveç kësaj, ai preu gjuhën dhe mbuloi të gjithë trupin me tatuazhe, duke përfshirë edhe qepallat.

    Ai e quajti “udhëtimin” e tij si “The Black Alien Project”.

    Loffredo iu nënshtrua operacioneve në Spanjë, sepse ato janë të paligjshme në Francë, ku ka lindur ndërkohë që ka pranuar se ka vështirësi në të folur për shkak të heqjes së buzës së sipërme.

    Megjithatë, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga qëllimet e tij duke thënë se ëndërron të “qërojë” lëkurën dhe ta zëvendësojë atë me metal.

    Ai deklaroi se së shpejti do të modifikonte krahët, këmbët dhe zverkun.

    Në një intervistë për revistën Midi Libre, Loffredo ka shpjeguar se transformimet trupore i ka dashur që në fëmijëri.

    Ai ishte duke punuar si roje sigurie kur kuptoi se donte të ndryshonte jetën e tij dhe ka bërë të ditur se u largua në moshën 24-vjeçare dhe u transferua në Australi.

    “Imagjinoj të kem rolin e një zuzari dhe t’i frikësoj njerëzit natën, veçanërisht në pasazhet e errëta. Unë eksploroj marrëdhënien midis asaj që luaj dhe vetë reales”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark