Dje fitoi trofeun e dytë në histori, sot mori lajmin e hidhur nga UEFA për paraqitjen në garat evropiane - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dje fitoi trofeun e dytë në histori, sot mori lajmin e hidhur nga UEFA për paraqitjen në garat evropiane

    Insajderi
    11 August 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje fitoi trofeun e dytë në histori, sot mori lajmin e hidhur nga UEFA për paraqitjen në garat evropiane Crystal Palace festoi mbrëmë fitimin e trofeut të dytë në histori, por sot mori një lajm të hidhur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

    Klubi anglez fitoi Community Shield mbrëmë me një fitore në penallti kundër Liverpoolit, dhe si fitues të FA CUP, ata duhej të luanin në Ligën e Evropës.

    Megjithatë, UEFA nuk e lejoi ta bënte këtë, sepse pronari i Crystal Palace, John Textor, tashmë ka një klub në këtë garë, dhe ai është Lyon.

    Lyon fitoi avantazhin sepse përfundoi në vendin e gjashtë në Ligue 1, ndërsa Crystal Palace ishte i 12-ti në Ligën Premier, dhe klubi londinez apeloi në CAS pasi Textor dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në bordin e drejtorëve të Lyon, por CAS vendosi sot se kjo nuk duhet të ndikojë në vendimin e UEFA-s, dhe Crystal Palace do të luajë në Ligën e Konferencës.

    “Rregullat e UEFA-s janë të qarta dhe ato deklaruan se Textor duhej të tërhiqej nga një nga funksionet e tij që nga 1 marsi. Duke pasur parasysh se ai kishte të drejtë të merrte vendime në të dy klubet pas kësaj, vendimi i UEFA-s që Lyon të luante në Ligën Europiane dhe Crystal Palace në Ligën e Konferencës është i vlefshëm dhe mbetet në fuqi”, njoftoi CAS.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark