×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dje më tha që kishte një parandjenjë”, flet motra e të mbijetuarës

    Insajderi
    26 August 2021 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër, ku një furgon me pasagjerë ra në greminë, ka folur motra e të vetmes së mbijetuar, Greta Kaberdini, 25 vjeçe.

    “Ua nuk e di çfarë të them, më falni, se jam e shokuar, motra tani është mirë, ka thyer vetëm krahët, por është në spital. Është një mrekulli që shpëtoi se kur shoh këtë greminën këtu, nuk e di, Zoti është i madh. Motra po vinte tek unë në Sarandë,” thotë ajo teksa dridhet përpara kamerës. 

    Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar operacioni i vështirë i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë.

    4 viktima u shënuan nga aksidenti ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.

    Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark