
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari për djegien e 10 hektarëve grurë nga pakujdesia.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së mërkurës, teksa arrestimi thuhet të ketë ndodhur mëngjesin e së martës në Pejë, shkruan Insajderi.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Pejë 08.07.2025-08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se nga pakujdesia ka kryer veprën e lartcekur, ku janë djegur 10 hektarë grurë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore të cilat kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Sipas policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/