Djegia e Clubit "Gate", këta janë dy të arrestuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djegia e Clubit “Gate”, këta janë dy të arrestuarit

    Insajderi
    09 July 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia sot në Shipol të Mitrovicës së jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. Ata dyshohen për zjarrin në diskotekën “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.

    Sipas sinjalit, të arrestuarit janë: Florim Sadiku, 37-vjeçar dhe Musab Muzliukaj, 28-vjeçar.

    Të njëjtit, pas hetimeve të zhvilluara nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë identifikuar si autorë të dyshuar dhe më 09.07.2025 janë ndaluar dhe shoqëruar në polici, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës.

    Zjarri kishte shpërthyer rreth orës 05:20 nga pjesa e pasme e lokalit dhe ishte përhapur me shpejtësi në kulm, duke shkaktuar shkatërrim të objektit, ndërsa fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

    Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa pritet vendimi për masat e mëtejme ndaj tyre.

    Viktimë e rastit është pronari i lokalit, S.H (1985).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark