
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Prishtinë–Pejë, ku një kamion është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të paqarta.
Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili konfirmoi se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 21:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Balincë, ku një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i zjarrfikësve”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz.
Pamjet nga vendi i ngjarjes: