×
  • Lajme
  • Lajme

    Djegia e shtëpisë së familjes Shatri, Nura ka një njoftim

    Insajderi
    07 August 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, vizitoi sot familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë, e cila ka përjetuar një ngjarje të rëndë pas djegies së plotë të shtëpisë së tyre disa ditë më parë.

    Sipas Nurës, shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga incidenti.

    Në lidhje me situatën, Nura njoftoi se Komuna ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për një banesë të përkohshme për familjen Shatri, deri në momentin kur do të jetë e mundur të kthehen në një shtëpi të re.

    “Si Komunë, kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohshëm, derisa të mundësohet kthimi në një shtëpi të re,” tha Nura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark