Djegia e zyrave në Zubin Potok - flasin nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Djegia e zyrave në Zubin Potok – flasin nga Policia

    Insajderi
    25 September 2021 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në Zubin Potok, ku është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnate rreth orës 01:00.

    “Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, ka njoftuar Policia.

    “Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark