“Djokoviç është nga Kosova” – Pse po e "sulmojnë" mediat serbe kampionin e tyre më të madh? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Djokoviç është nga Kosova” – Pse po e “sulmojnë” mediat serbe kampionin e tyre më të madh?

    Insajderi
    05 July 2025 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Novak Djokoviç është bërë objekt kritikash pas një veprimi të tij në Wimbledon, që u interpretua si mbështetje për protestat studentore kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit në Serbi.

    Ish-ministrja Zorana Mihajloviç, gjatë një interviste në televizionin “Pink”, e sulmoi hapur tenistin, duke thënë: Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe tani bën pompa. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur.

    Mediat pro-qeveritare kanë nisur gjithashtu ta kritikojnë Djokoviçin, duke e lidhur me çështjen e Kosovës. Gjatë festimeve pas fitoreve në Wimbledon, Djokoviç simuloi pompa – një veprim simbol i protestave që po zhvillohen në Serbi prej dhjetorit të kaluar.

    Protestuesit, kryesisht studentë, kanë paralizuar vendin prej ditësh duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat.

    Ata kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra të ngritur nga Partia Përparimtare Serbe mes Presidencës dhe Kuvendit në Beograd./TopChannel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark