DnV: Deri në 9:30 janë evidentuar 29 raste të fotografimit të votës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    DnV: Deri në 9:30 janë evidentuar 29 raste të fotografimit të votës

    Insajderi
    06 October 2019 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm deri në orën 9:30 janë evidentuar 29 raste të fotografimit të votës në 23 vendvotime.

    Këtu prin komuna e Prishtinës me 5 raste, komuna e Pejës me 4 raste, Rahoveci me 4 raste dhe Lipjani me 3 raste.

    Bërja publike e fletëvotimit është evidentuar në 21 raste, në 20 vendvotime.

    Qëndrimi më shumë se një person mbrapa kabinës është evidentuar në 57 raste, në 30 vendvotime dhe nuk bëhet fjalë për votimin me asistencë.

    Demokracia në Veprim njofton qytetarët së Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dënon çfarëdo cenimi të fshehtësisë së votës deri me 6 muaj burg, kurse kushdo qe dëshiron ta bëjë publike votën dënohet deri me 1 vite  burg.

    Tentativat për cenim të votës janë hasur në 5 raste ku votuesit kanë futur më shumë se dy fletëvotime.

    Këto raste janë evidentuar në Graqanica,  Lipjan,  Mitrovicë e Jugut, Prishtinë dhe Rahovec.

    Dy raste janë hasur kur personat kanë votuar më shumë se njëherë. Kjo është evidentuar në Prishtinë dhe Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark