DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve

    Insajderi
    09 February 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas raportimeve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuara që nga hapja e vendvotimeve.

    Deri në orën 17:00, 38.9% e qytetarëve me të drejtë vote, nga gjithsej 1,970,944 votues të regjistruar, e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

    Dalja e votuesve ka qenë mbi mesataren në rajonin e Prishtinës, ku pjesëmarrja ka tejkaluar 46%, si dhe në rajonin e Ferizajt.

    Në rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës së Jugut DNV kanë raportuar një dalje mesatare, ndërsa rajonet e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës kanë shënuar një pjesëmarrje nën mesatare.

    DnV gjithashtu ka raportuar për disa vështirësi që kanë hasur votuesit për të gjetur emrin e tyre në listën zgjedhore dhe për të identifikuar vendvotimin e saktë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark