Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në Veprim”, e cila po i monitoron zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ka thënë se “në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes”.
“Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues”.
Më tej, DnV thotë se “në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër”.
“Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm”, thuhet në reagimin e DnV-së.
“Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë”, përfundon reagimi i “Demokracisë në Veprim”./Insajderi.com