DnV për ndryshimet në KPM: Synohet kapja politike dhe cenohen parimet e demokracisë dhe shteti të së drejtës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV për ndryshimet në KPM: Synohet kapja politike dhe cenohen parimet e demokracisë dhe shteti të së drejtës

    Insajderi
    18 January 2025 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të disa anëtarëve të Bordit të Pavarur të Mediave, të cilët ndryshuan rregulloren e këtij institucioni, duke i cilësuar ato si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

    Mexhide Demolli- Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, tha se ndryshimet në strukturat udhëheqëse të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe zgjedhja e kryetarit të KPM-së, janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe pa respektuar procedurat e nevojshme ligjore.

    Drejtoresha e Lëvizjes FOL vlerësoi se këto veprime përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit dhe krijojnë një precedent të rrezikshëm për kapjen politike të institucioneve të pavarura.

    “Të gjithë ishim dëshmitar gjatë ditës së djeshme për veprimet e disa anëtareve të Bordit të Pavarur të Mediave, të cilët kundërligjshme ndryshuan strukturat udhëheqës të Komisionit të Pavarur të Mediave, para përfundimit të mandateve ligjore. Ku përmes ndryshimeve të rregullores aktuale të punës të KPM ata në mënyrë të kundërligjshme ndryshuan rregulloren duke mundësuar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit brenda një muaji para përfundimit të mandateve të tyre ligjore. Ky akt u ndërmor pa kaluar në proceset e konsultimeve publike duke u shkelur kështu nen 8 të ligjit për KPM i cili kërkon përfshirjen qytetare në ndryshimin e akteve nënligjore”.

    “Pas ndryshimit të kësaj rregullore anëtaret e KPM-së ndryshuan strukturat aktuale udhëheqëse të KPM-së në kundërshtim me procedurat ligjore duke krijuar një precedent të rrezikshëm që synon kapjen politike të institucioneve të pavarura duke cenuar parimet themelore të demokracisë dhe shteti të së drejtës. Kuvendi ka dështuar që të zgjedh me kohë anëtare e bordit të KPM para fillimit të fushatës zgjedhore duke lënë bordin me përbërje jo të plotë dhe duke penguar funksionimin normal të këtij institucioni gjatë fushatës”, ka thënë ajo në konferencën për media ku është paraqitur raporti mbi përdorimin e gjuhës në fushatën zgjedhore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark