DnV tregon sa persona kanë votuar deri në orën 17:00 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    DnV tregon sa persona kanë votuar deri në orën 17:00

    Insajderi
    06 October 2019 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demokracia në Veprim në konferencën e radhës ka bërë të ditur se deri në ora 17.00 për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale kanë votuar 38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Ismet Kryeziu nga DnV, tha se kjo është një përqindje më e madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

    Ai ka përmendur edhe numrin e madh të asistuesve që kanë përcjellë të moshuarit për të dalë të votuar.

    “Asistenca gjatë votimit ka qenë 23.500 raste, e cila bëhet fjalë për një moshë të caktuar që nuk ka mund të votojë pa një përcjellës”, tha Ismet Kryeziu, duke shtuar se ky numër në zgjedhjet e kaluara ishte mbi 31.000.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark