“Do i vë flakën…”, Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri, çfarë roli të rëndësishëm do të ketë? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Do i vë flakën…”, Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri, çfarë roli të rëndësishëm do të ketë?

    Insajderi
    03 March 2025 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 4” kanë zgjedhur liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin për lider dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio.

    “Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.

    Menjëherë banorët nisën duke dhënë emrin që ata dëshironin të kishin si lider dhe donin që t’i jepnin rolin e rëndësishëm që ka, të cilin ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.

    Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë.

    Por jo vetëm kaq, pasi ajo u shpreh se ‘me avantazhin do i vë flakën’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark