Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me deputetin Gramos Agusholli dhe deputetin, Visar Korenica.
Përshkrimi i fotografisë ishte “Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”.
Gazeta Insajderi ka pyetur deputetin Gramos Agusholli në lidhje me paralajmërimin që të njëjtit kishin dhënë përmes fotografisë.
Agusholli tha se do të ketë zhvillime pozitive dhe “interesante” për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
“Thjeshtë do kemi zhvillime pozitive edhe “interesante” për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai shkurt për Insajderin.