“Do mbrojmë vendin”, ministri serb kërcënon Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Do mbrojmë vendin”, ministri serb kërcënon Kosovën

    Insajderi
    27 May 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas njoftimeve se ushtria serbe është vendosur në gatishmëri të lartë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçevic pohoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën.

    Ushtria, tha ai,  “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”.

    Në deklaratën e tij, Vuçevic e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe më pas Leposavicit –komuna të banuara me shumicë serbe – pavarësisht rezistencës së një grupi qytetaresh. Kreret e policisë nënvizuan se në këtë mënyrë po ndihmonin kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës që të hynin në objektet zyrtare, një ditë pasi kishin bërë betimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark