Florent Muslija ka zhvilluar dy paraqitje pozitive me Kosovën në ndeshjet e UEFA Nations League, në dy fitoret ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Për Telegrafi Sport, ylli i Freiburgut tha se ndaj Rumanisë do të japin më të mirën e tyre dhe e konsideron këtë ndeshje si “finale”.
“Ndaj Rumanisë është një finale dhe do të shkojmë për të luftuar e fituar në Bukuresht”, tha Muslija.
“Kemi kapacitet për t’i marrë tre pikë në Rumani. Qëllimi ynë është të fitojmë Grupin dhe të kalojmë në Ligën B”, vazhdoi tutje futbollisti kosovar
Kujtojmë që Kosova gjatë muajit nëntor zhvillon dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Ligën e Kombëve, ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.