Irlanda , Spanja dhe Norvegjia kanë bërë të ditura planet për të njohur zyrtarisht si shtet Palestinën
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një fjalim në parlament ka konfirmuar se Spanja do ta njohë zyrtarisht Palestinën shtet nga 28 maji.
Në Madrid, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “kjo njohje nuk është kundër Izraelit, nuk është kundër hebrenjve.
“Nuk është në favor të Hamasit që është diçka që është thënë. Kjo njohje nuk është kundër askujt, është në favor të paqes dhe bashkëjetesës”, tha Sanchez, pas çka mori një duartrokitje të gjatë në parlament.
Shteti palestinez tashmë është njohur nga më shumë se 130 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.