“Do ta shtyp Nedën me makinë”, Rozana përballet me deklaratën që kishte bërë për opinionisten në Big Brother - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Do ta shtyp Nedën me makinë”, Rozana përballet me deklaratën që kishte bërë për opinionisten në Big Brother

    Insajderi
    18 March 2025 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 nisi me një moment të papritur dhe të tensionuar.

    Rozana Radi u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku iu transmetua një status i saj i bërë 14 vite më parë, në të cilin shprehej ashpër ndaj opinionistes aktuale të BBVA, Neda Ballukut.

    Statusi, i publikuar më 17 mars 2011, gjatë edicionit të katërt të Big Brother Albania, kur Neda ishte një banore e zakonshme, lexonte: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shyp me makinë… uaaa më acaroi”.

    Ky postim i vjetër shkaktoi një debat të madh brenda spektaklit, duke sjellë një përballje të drejtpërdrejtë mes Rozanës dhe Nedës.

    Rozana kërkoi falje, duke shpjeguar se qëndrimet e saj nga ajo kohë nuk janë më të njëjta sot dhe se komenti në Facebook nuk ishte bërë me qëllim serioz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark