"Do të angazhohen 1500 policë, vëmendje me e madhe ndaj Kombëtares serbe"- Shqipëria tregon për masat që po merën para ndeshjes me Serbinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Do të angazhohen 1500 policë, vëmendje me e madhe ndaj Kombëtares serbe”- Shqipëria tregon për masat që po merën para ndeshjes me Serbinë

    Insajderi
    30 May 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

    Kjo përballje nuk është si çdo tjetër, përtej rëndësisë sportive, ajo ka një peshë të veçantë për shqiptarët, ndaj edhe masat e sigurisë janë të mëdha.

    Mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar.

    Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

    SHISH ka nisur prej kohësh monitorimin e rreziqeve të mundshme, ndërsa brenda stadiumit, përveç sigurisë së ofruar nga kompania private e kontraktuar nga FSHF, do të përdoren edhe kamera të teknologjisë së lartë për identifikimin me fytyrë të tifozëve që mund të shfaqin sjellje të pahijshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark